Celtic i pandalshëm në Skoci, kërkon tripletë trofesh për të tretin vit radhazi

Dje pasdite Celtic, siguroi titullin e tetë radhazi në Skoci, i cili na fakt ka një vlerë të rëndësishme, pasi është kampionati i 50-të që fitojnë në histori. Një dominim që zgjat prej shumë vitesh, edhe për shkak të rënies nga kategoria të Rangers, të cilët janë kthyer në Premiershqip, por nuk janë më aq rivalizues si më parë. Ata mbeten ende në krye sa i përket titujve, pasi kanë koleksionuar 54.

Për t’u kthyer te Celtic, fitorja e lehtë ndaj Aberdeen i dha titullin skuadrës që drejtohet nga Neil Lennon, i cili zëvendësoi Brendan Rodgers. Dominimi i Celtic mund të jetë konfirmohet edhe më shumë, nëse ata arrijnë që të fitojnë Kupën e Skocisë, e programuar për t’u luajtur më 26 maj. Ata mund të bëhen ekipi i parë që bën tripletë trofesh për të tretin vit radhazi, duke marrë në konsideratë edhe Kupën e Ligës.

Celtic ka arritur që të fitojë këto tre trofe në dy sezone e fundit. Një sukses në finalen e Kupës Skoceze do t’i jepte skuadrës nga Glasgow, tripletën e trofeve, duke u kthyer në kanibalë të vërtetë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?