FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceremonia e FIFA-s, Messi merr vendimin absurd

Edhe pse nuk është kandidat për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë sipas FIFA-s, Lionel Messi do të marë pjesë në ceremoninë e së hënës së ardhshme. Ndryshe nga kundërshtari i tij, Cristiano Ronaldo, “pleshti” ka vendosur të marrë pjesë,  pasi emri i tij do të bëj pjesë në formacionin më të mirë të sezonit të shkuar.

Vetëm disa javë më parë kishte polemika kur Ronaldo shmangu ceremoninë e çmimeve të UEFA-s sapo u bë e qartë se Modric do të jetë fituesi.

Megjithatë nuk do të ketë një situatë të ngjashme me Messin javën e ardhshme, me numrin 10-të që ka vendosur të jetë prezent, pavarësisht se çfarë ndodh. Një veprim që meriton duartrokitje për 5 herë fituesin e Topit të Artë, që tregon edhe njëherë se futbolli është gjithçka për të, pavarësisht se çmimet nuk do të bëhen të tijët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?