FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Champions, dalin kandidaturat për finalen e 2020-ës

Pasi përcaktoi stadiumin e ri të Atleticos së Madridit, ”Wanda Metropolitana”, si pritëse të finales së 2019-ës, UEFA po vijon me shpejtësi përcaktimin edhe të vendit pritës të finales së 2020-ës.

Kandidaturat për këtë event janë 4 stadiume, dy prej të cilëve janë në Portugali, një në Turqi dhe i fundit në Poloni. Kështu portugezët konkurrojnë me stadiumin e Sportingut të Lisbonës ‘Jose Alvalade’ dhe atë të Portos ‘Do Dragao’.

Nga ana tjetër, Turqia konkurron me të njëjtin stadium ku u luajt finalja e 2005-ës, ”Ataturk Stadium”, ndërsa Polonia me ”Arena Gdansk”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të 4 kandidaturat do të vlerësohen nga UEFA dhe fituesi pritet të publikohet jo më herët se 1 marsi i 2018-ës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?