FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CHAMPIONSI/ Ja kur ka qenë hera e fundit që Barcelona është eliminuar që në grupe

Duhet të shfletojmë historinë gjatë për të gjetur një start një paraqitje kaq të dobët të Barcelonës në Champions League. Pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Bayernit, skuadra katalanase u mposht me të njëjtën rezultat edhe në duelin e dytë në grup ndaj Benficës.

Dy ndeshjet e radhës në fazën e grupeve në Champions do të jenë ndaj Dinamo Kiev, teksa me një tjetër rezultat negativ do të vuloste thuajse skualifikimin që në këtë fazë. Me dy fitore ndërkohë mund të rikthehet sërish në garë për vendin e dytë.

Për të gjetur Barcelonën për herë të fundit jashtë Championsit, duhet të kthehemi në edicionin 2003-2004. Në atë sezon, skuadra katalanase luante në Kupën UEFA pas vendit të gjashtë të një sezoni më parë. Në sezonin 2000-01, ndërkohë u eliminuan që në fazën e grupeve, ku ishin së bashku me Milanin, Leeds dhe Besiktas. Në atë kohë te Barcelona luanin Rivaldo, Litmanen, Simao, de Boer, Luis Enrique, Cocu dhe Xavi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?