Championsi mallkim për Salzburgun, 9 herë është eliminuar në fazën “Play Off”

Salzburg humbi dje në mbrëmje mundësinë për të shkuar në grupet e Championsit, pasu u eliminua nga serbët e Crvena Zvezda dhe do të luajnë tashmë në grupet e Europa Leagues. Ky eliminim ka lënë një zhgënjim të jashtëzakonshëm te Salzburg, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, por që me Championsin nuk ka marrëdhënie aspak të mira.

Kjo pasi skuadra ka dështuar për të 11-tën herë radhazi të arrijë në grupet e Championsit, 9 nga të cilat është eliminuar pikërisht në fazën Play Off. Kështu në 2006-ën Salzburgu u eliminua në Play Off nga Valencia, një vit më pas nga Shakhtar Donetsk dhe pastaj me radhë nga Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), Dudelange (2012), Fenerbahce (2013), Dinamo Zagreb (2016), Rijeka (2017) dhe së fundi Crvena Zvezda (2018).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?