Chela fitore me vuajtje ndaj Vidit, Lazio mundet dhe skuqet dy herë ndaj Frankfurtit (VIDEO)

Kompletohen ndeshjet e dyta në Europa League të fazës së grupeve, teksa nuk kanë munguar edhe surpriza. Frankfurti ka fituar 3-1 ndaj Lazios, teksa bardhekaltrit pa Strakoshën e kanë mbyllur ndeshjen me 9 futbollistë. Da Costa zhbllokoi ndeshjen për gjermanët,por Parolo do të barazonte në minutën e 23-të.

5 minuta më pas Kostic kaloi sërish në avantazh Frankfurtin, ndërkohë që në fundin e shtesës Basta doli me karton të kuq pas dy të verdhëve. Në fillimin e pjesës së dytë Jovic shënoi golin e tretë për vendasit, ndërkohë që Correa u ndëshkua me karton të kuq.

Chelsea mori një fitore të vuajtur ndaj Mol Vidi-t, me një gol të shënuar nga Morata në minutën e 70-të. PAOK fitoi në transfertë 4-1 ndaj BATE, ndërkohë që Rangers mundi 3-1 Rapidin e Vienës. Surprizuese ishte fitorja me përmbysje e Krasnodar ndaj Sevillas. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama





SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?