Chelsea fitore me “poker” ndaj PAOK, Lazio turpërohet nga Apollon (VIDEO)
Apollon Limasol i ka shkaktuar një tjetër humbje Lazios në Europa League. Skuadra qipriote ka fituar 2-0 me gola të shënuar nga Faupala dhe Markovic. Skuadra e Inzaghit gjithsesi do të kualifikohet, por si e dyta në grup.
Chelsea ndërkohë ka shkatërruar 4-0 PAOK, një ndeshje që nisi me karton të kuq që në minutën e 7-të për grekët. Giroud shpërtheu me dy gola brenda 10 minutash në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Hudson-Odoi dhe Morata vulosën fitoren.
KOHA JONË SONDAZH

