Chelsea i Sarrit e nis me spektakël, shkatërron Huddersfield-in (VIDEO)
Nis në mënyrën më perfekte të mundshme aventura e Maurizzio Sarrit në krye të Chelsea-t. Skuadra londineze ka fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Huddersfield, duke marr përkohësisht kreun e renditjes në Premier League.
N’golo Kante hapi serinë e golave në minutën e 34-të, me një goditje brenda zonës pas një krosimi të Willian. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Jorginho ktheu në gol një penallti të fituar nga Alonso.
Në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe golin e tretë me Pedro-n, i cili mori një pasim në zonë nga Hazard, duke arritur që të mposhtë portierin Hammer. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

