Chelsea merr fitoren e parë në Premier League, mund skuadrën më të dobët (VIDEO)
Chelsea më në fund arrin të marrë fitoren e parë në këtë sezon në Premier League. Blutë e Londrës mundën 3-0 Luton, skuadrën më të dobët të këtij sezoni në elitën e futbollit anglez.
Sterling do të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 17-të, ndërkohë që miqtë nuk kishin fuqi reagimi. Në fillimin e pjesës së dytë sulmuesi anglez realizoi dhe golin e dytë personal që i dha më shumë qetësi ekipit të Pochettinos.
Në minutën e 75-të kishte kohë dhe për një gol të shënuar nga sulmuesi Jackson, që gjeti golin e parë me Blutë. Edhe në këtë ndeshje Broja nuk ishte as në stolin e rezervave. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

