Chelsea mund me lehtësi Southampton-in, ngjitet në krye të Premier League (VIDEO)

Chelsea i Maurizio Sarrit nuk njeh rival këtë sezon në Premier League. Skuadra londineze ka fituar pastër 0-3 në transfertën delikate ndaj Southampton.

Eden Hazard në minutën e 30-të, mori një top fantastik nga Barkley dhe më pas lëshoi një të djathtë të hidhur e cila përfundoi në trekëndësh. Në minutën e 57-të ishte Giroud që me një goditje akrobatike tentoi portën, por goditja e tij gjeti shokun e skuadrës, Barkley-in, që e kishte të thjeshtër për ta shtyrë topin në rrjetë.

Në minutën e 3-të shtesë, Morata shënoi golin e tretë, pasi u shërbye mjaft mirë nga Hazard. Chelsea ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 20 pikë, 1 më shumë se City dhe Liverpool që luajnë pas pak minutash. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?