Chelsea ndalet nga Evertoni, barazim i “thatë” në Londër (VIDEO)
Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Evertonit në “Stamford Bridge”. Blutë e Londrës kishin shumë mundësi që nuk arritën t’i shfrytëzonin dhe tani ndodhen në vend të tretë të renditjes me 28 pikë.
Ndërkohë Everton ka 14 ndeshje që nuk fiton jashtë fushe ditën e diel, kjo ditë mbetet e mallkuar për të besuarit e Silva-s. E diela e fundit që ka fituar Everton ka qenë në marsin e 2015 ndaj QPR.
Chelesa nuk arrin të krijojë mundësi shënimi gjatë pjesës së parë dhe tentativat e vetme kanë ardhur nga mbrojtësi Marcos Alonso nga distanca por spanjolli ishte i pafat. Pas pushimit Blutë rritën rimtin dhe Everton mendoi vetëm të mbronte një pikë duke qëndruan mbrapa me shumë forca.
KOHA JONË SONDAZH

