Chelsea “ngec” ndaj West Ham, Blutë e Londrës shpërdorojnë shumë (VIDEO)

Chelsea bën ndalesën e parë në sezonin e ri në Premier League. Skuadra londineze nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj West Ham.

Në “Olympic Stadium”, Blutë e Londrës kanë dominuar ndeshjen duke krijuar mundësi të shumta shënimi si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, por nuk arritën që të konkretizonin shanset e tyre. Giroud shpërdoroi mundësi shënimi në 45 minutat e dyta, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Kante, Hazard dhe Morata u ndalën nga portieri Fabianski.

Pas këtij barazimi Chelsea mbetet në vendin e dytë me të njëjtën kuotë pikësh sa Manchester City, por ka dy më pak se Liverpooli që kryeson me pikë të plota. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?