Chelsea nuk blen Higuainin, argjentinasi “ngec” sërish te Juvja

Gonzalo Higuain do të rikthehet sërish te Juventusit. Pavarësisht bllokimit të merkatos së Chelsea-t, “El Pipita” nuk ka bindur Chelsea-n për të blerë kartonin e plotë të tij, pasi ka shënuar vetëm 5 gola në 21 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Largimi i tij është i sigurt në rast se Sarri do të shkarkohet dhe në vendin e tij do të emërohet Lampard. Ai nuk ka mundur që të përshtatet me futbollin anglez, që ka një ritëm të lart, ndërkohë që sulmuesi prej kohësh është në mbipeshë.

Juventus në fakt nuk beson më të argjentinasi dhe gjatë kësaj vere do të kërkojë një tjetër skuadër për ta sistemuar. Pista më e mundshme mund të jetë Roma, pasi verdhekuqtë me shumë mundësi do të largojnë Dzekon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që sezonin e kaluar bardhezinjtë fillimisht e larguan te Milani, por kuqezinjtë e larguan tek Chelsea pas miratimit të ekipit torinez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?