FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea ofron 100 milionë euro për Chiesa-n, por Juvja e refuzon menjëherë

100 milionë euro nuk e tundojnë Juventusin për të hequr dorë nga Federico Chiesa. Bardhezinjtë janë të vendosur të mos e shesin mesfushorin anësor. Kampioni i Evropës pasi u paraqit në mënyrë të shkëlqyer në “EURO 2020” me Italinë, po tentohet nga Chelsea.

Gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan se londinezët kanë tentuar transferimin e Chiesa dhe Juventusi ka refuzuar të bisedojnë. As oferta bazë prej 100 milionë eurosh nuk i ka bindur. Të njëjtën gjë klubi nga Torino ka bërë edhe me Bayern Munich, që thuhet se ka ofruar 80 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?