Chelsea perfekt me Sarrin, fiton edhe ndeshjen e katërt ndaj Bournemuthit (VIDEO)

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Blutë e Londrës kanë fituar në ndeshjen e javës së 4-të ndaj Bournemouth-it n shifrat 2-0. Londinezët vuajtën jo pak në 45 minutat e para duke mos arritur që të zhbllokonin dot rezultatin.

Trajneri Sarri bëri dy zëvendësime në pjesën e dytë duke hedhur në fushë Giroud dhe Pedro, të cilët i dhanë një tjetër ritëm ndeshjes. Në minutën e 72-të, të dy këta futbollist u bënë protagonist në golin e avantazhit. Francezi dha një pasim për Pedron, i cili me një goditje në hyrje të zonës mposhti portierin Begovic.

Goli krijoi më shumë hapësira për Chelsea-n që shënoi edhe golin e dytë me Hazard. Skuadra e Sarrit mban vendin e dytë në renditje me pikë të plota, po aq sa Liverpooli, por me një golaverazh më të dobët. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?