Chelsea pezullon 4 tifozë: Jeni të pështirë!

Chelsea ka pezulluar katër tifozë nga hyrja në stadium teksa ka nisur një investigim për abuzimin racial të sulmuesit të Manchester City-t Raheem Sterling.

Incidenti që përfshin 24-vjeçarin ndodhi gjatë fitores 2-0 të Chelsea-t ndaj Qytetarëve të shtunën në Stamford Bridge.

Chelsea po mbështet plotësisht investigimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një deklaratë për shtyp e klubit thotë se sjellja raciste do të ketë pasoja të rënda, përfshi pezullimet.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Chelsea Football Club e cilëson si të pështirë çdo lloj forme të sjelljes diskriminuese,” shkruhet në deklaratën e klubit londinez, duke shtuar se “do të mbështesë çdo ndjekje penale ndaj aktit kriminal.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?