Chelsea shumë i fortë për Fulham, ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)

Pas një barazimi dhe një humbje, Chelsea rigjen rrugën e fitoreve në Premier League. Skuadra e Sarrit ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Fulham në shirat 2-0.

Sfida nisi mjaft mirë për “Blutë e Londrës” që kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Pedron. Skuadra londineze administroi mjaft mirë rezultatin, ndërkohë që 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Loftus-Cheek shënoi dhe golin e sigurisë pas një asisti të Eden Hazard.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve, 7 më pak se City dhe dy më pak se Liverpooli. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?