Chelsea turpërohet nga Wolves, Liverpooli nuk i ndahet City-it (VIDEO)

Chelsea shkakton surprizën e madhe në javën e 15-të në Premier League. Skuadra e Sarrit është mundur 2-1 nga Wolves, duke pësuar disfatën e dytë në këtë sezon.

Blutë e Londrës e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 18-të me Loftus-Chekk, por vendasit do të përmbysnin gjithçka brenda 4 minutave në pjesën e dytë. Jimenez në minutën e 59-të dhe Jota shënuan dy golat që i dhuruan një fitore që e shkëput nga zona e ftohtë Wolves.

Livepooli mori një fitore të madhe me përmbysje 3-1 ndaj Burnley-it. Corck kaloi vendasit në avantazh në minutën e 54-t, por kundërpërgjigja ishte e menjëhershëm me Milner. Më pas në minutën e 69-të Firmino shënoi golin e avantazhit. Në minutën e parë shtesë Salah dha një pasim magjik për Shaëitin, i cili shënoi një gol të bukur me të majtën. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?