FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea vijon ecurinë perfekte, merr një fitore dramatike ndaj Newcastle (VIDEO)

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon në Premier League. Skuadra e Sarrit ka fituar me vështirësi 2-1 në transfertën ndaj Newcastle. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me të dyja skuadrat që patën pak shanse shënimi.

Fraksioni i dytë dhuron një ritëm më të lartë, teksa Blutë e Londrës do të zhbllokonin rezultatin në minutën e 76-të. Alonso fitoi një 11-metërsh pasi u rrëzua brenda zonës, ndërkohë që nga pika e bardhë nuk gaboi Eden Hazard. Kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi me Joselu, i cili barazoi menjëherë shifrat në minutën e 83-të.

Gëzimi i fansave të Newcastle zgjati shumë pak, pasi Yedlin dërgoi topin në portën e portierit të tij, duke i dhen Chelsea-t një fitore që e ngjit në krye të Premier League së bashku me Liverpoolin, me pikë të plota 9. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?