FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chiellini: Brenda zonës ai është sulmuesi i dytë që të shkatërron mentalisht pas Ronaldos

“Cristiano Ronaldo e ka kuptuar tashmë që dy ndeshje nuk janë si të tjerat, ajo ndaj Interit dhe Torinos”. Kështu është shprehur për DAZN, Giorgio Chiellini në prag të derbit ndaj Torinos.

“Torino është rritur shumë, kanë kip fizik dhe janë të zotë në kundërsulme. Mazarri ka bërë një rritje te kualitetit dhe mund të arrijnë një vend në zonën europiane. Ndaj Genoas ishin dy pikë që ishin si dhuratë për ta. Ndaj United ishim 1-0 deri në minutën e 60-të dhe nëse do të shënonim të dytin, do ta kishim më të lehtë.

Kundërshtari më i rrezikshëm? Mendoj se Mauro Icardi brenda zonës është futbollisti më i mirë të cilin kam markuar. Përse? Të shkatërron mentalisht. Të parën në këtë sezon, arritëm që ta fitonim ne”, deklaroi Chiellini. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?