FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chiellini shpjegon diskutimin me Jordi Alba-n para penalltive

Giorgio Chiellini është një nga protagonistët kryesorë të Italisë finaliste të “Euro 2020”. Kapiteni i “axurrëve”, në një intervistë për kanalet zyrtare të UEFA-s dhe Federatës Italiane të Futbollit, shpjegoi se çfarë ndodhi me Jordi Albën në shortin përpara goditjes së 11-metërshave.

“U komentua shumë ai episod, por në të vërtetë nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Duhet të vendosnim se te cila portë do të godisnim dhe arbitri na tha që e kuqja ishte porta djathtas dhe bluja ishte porta majtas.

Kur ra e kuqe, Jordi mendoi që ishte porta ku ishin tifozët spanjollë. Aty unë nisa të bëja shaka me të dhe i thashë që nuk ishte ashtu si mendonte ai”, sqaroi kapiteni italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket finales, Chiellini shtoi: “Është një ëndërr që u bë realitet. Në fillim, të gjithë mendonim se trajneri ishte i çmendur kur na thonte që mund ta fitonim Evropianin. Tani na ka mbetur vetëm hapi i fundit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?