Chiellini thumbon Conten: Uroj të mos fitojë asgjë tek Interi

Giorgio Chiellini në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, ka komentuar edhe kalimin e Antonio Contes te skuadra e Interit, apo edhe largimin e Allegrit.

“Fillimisht dua të them se largimi i Allegrit erdhi në momentin e duhur, bëri një arritje të jashtëzakonshme ndoshta të papërsëritshme prandaj nuk do të çuditesha sikur pas disa vitesh ta shihja sërish në stolin e Juves. Por referuar të ardhmes mendoj, madje jam i bindur se kjo skuadër e madhe do të mirëpresë një trajner po të tillë, një trajner me shumë peshë.

Një emër që i shkon për shtat këtij Juventusi fitues që do të vijojë serinë e triumfeve edhe në të ardhmen. Por nëse më pyesni se çfarë mendoj mbi alternativën Conte tek Inter, nuk do të ishte e lehtë ta shihja në stolin e zikaltërve. E kuptoj që bëhet fjalë për profesionistë por nëse shkon tek Interi edhe pse raporti im me të është i shkëlqyer do të uroja që të mos fitonte asgjë tek zikaltërit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chiellini flet edhe për kapitullin Cristiano Ronaldo, për të cilin thur elozhe duke e etiketuar një entitet me fuqi të mbinatyrshme sikundër dhe për të ardhmen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një prej gurëve themelorë të kësaj organike jo vetëm në fushën e blertë dhe ne dhomat e zhveshjes por edhe jashtë saj. Ronaldo është një profesionist dhe njeri i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që për të ardhmen time do të thoja se tani në moshën 35-vjeçare mund të luaja edhe për një maksimumi dy vjet e më pas do të jetë koha për lamtumirën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?