Chiesa i jep kualifikimin Juventusit ndaj Monzës, shkon në çerekfinale të Kupës (VIDEO)
Juventus siguron një biletë për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra bardhezi fitoi 2-1 ndaj Monzës, një ndeshje që e nisën me shumë ndryshime në formacion.
Moise Kean zhbllokoi duelin në minutën e 8-të pas një goditje të bukur me kokë brenda zonës. Monza reagoi mjaft mirë duke gjetur golin e barazimit, po me kokë me Valotin.
Në pjesën e dytë, Chiesa realizoi dhe golin e avantazhit me një veprim të bukur në hyrje të zonës duke e dërguar topin në cepin e portës. Juventusi në çerekfinale do të sfidojë Lazion. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

