FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chiesa i vetmi i paprekshëm, Juve refuzon që tani dy super oferta!

Federico Chiesa ishte një nga më të mirët në sezonin e kaluar te Juventusi, dhe më pas vijoi dhe formën fantastike te Italia duke shkëlqyer në Evropian. Paraqitjet e Chiesës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet më të mëdha të Europës, por te Juventusi as që e mendojnë lamtumirën e ish-lojtarit të Fiorentinës.

Një vit më parë bardhezinjtë derdhën në arkat e Fiorentinës 10 milionë euro për huazimin 2-vjeçar të sulmuesit ndërkohë që në verën e vitit 2022 do të paguajnë edhe 40 milionë euro të tjera për blerjen e tij përfundimtare, një operacion që në total do të kapë shifrën e 50 milionë eurove në total.

Julian Nagelsmann trajneri i ri i Bayern Munich pak ditë më parë shprehu dëshirën për ta patur 23-vjeçarin italian në skuadrën e tij, madje nga sa raportohet nga Gjermania bavarezët kanë bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për Chiesan të cilën Juventusi e ka refuzuar menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi e konsideron kampionin e Europës me Italinë në Euro 2020 të vetmin të paprekshëm në sulmin e Allegrit pasi për të bardhezinjtë kanë refuzuar gjithashtu edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Chelsea për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?