Chiesa si Cristiano Ronaldo, duartrokitjet që e transferojnë te Juventusi

Një shtyllë, një traversë dhe shumë duartrokitje në “Allianz Stadium” në momentin e zëvendësimit me Muriel. Federico Chiesa mesa duket ei ka fituar zemra e tifozëve bardhezi, thuajse në të njëjtën mënyrë si Cristiano Ronaldo një sezon më parë, pasi shënoi me roveshatë në Champions League.

Një ngjashmëri që mund të sjell të njëjtën fund. Nuk është mister që Chiesa do të largohet në fund të këtij sezoni, teksa bardhezinjtë janë më të favorizuar për ta transferuar në Torino.

“Chiesa është i zoti, por nuk ishte e nevojshme që ta shihnim sonte”, ka komentuar pas festimeve drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus do të tentojë me të gjitha mënyrat për të transferuar yllin e vjollcëve. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë duke marrë parasysh faktin që kontrata e Chiesa-s skadon në sezonin 2022, ndërkohë që vjollcët kërkojnë 50-80 milionë euro, një shifër që nuk do të jetë problem për ekipin torinez. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?