Chievos i hiqen 3 pikë në Seria A, ja si ndryshon renditja
Chievo evitoi përjashtimin nga kampionati këtë vit, por nuk ka mundur që të shmang dënimin me pikë. Ekipi italian akuzohet për manipulim bilancesh, por Federata Italiane e Futbollit nuk është ndalur dhe ka depozituar sërish kërkesë për dënimin e klubit veronez.
Bëhet fjalë për dhjetëra shkëmbime lojtarësh me vlera fiktive, të fryra artificialisht, duke bërë që të ndryshojnë totalisht bilancet e klubit, aq sa shihje vlerësime skandaloze, me lojtarë 16-17 vjeç të cilëve u vendosej çmim prej disa milionë eurosh, që më pas regjistroheshin në bilanc si arkëtime.
Sot Gjykata në Federatën Italiane ka vendosur: tre pikë penalizim për klubin veronez, që do të duhet ta shlyejë dënimin në kampionatin aktual. Gjithashtu, presidenti Luca Campedelli pezullohet për tre muaj. Në ditët e fundit ishte përfolur për një dënim prej 15 pikësh.
Në renditje Chievo mbetet në vendin e fundit, por tashmë me -2 pikë, sepse kishte 1 pikë pas 3 ndeshjeve të para të kampionatit.

KOHA JONË SONDAZH

