Cikalleshi nuk ndalet në Kupën e Turqisë, shënon një tjetër gol (VIDEO)

Sokol Cikalleshi lë sërish shenjë në Kupën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar rezultoi edhe njëherë tjetër përcaktues në këtë kompeticion duke realizuar golin e tij të dytë sezonal me fanellën Goztepe që erdhi sërish në Kupë.

Cikalleshi u aktivizua titullar në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave mes Nazillispor dhe Goztepe. Në minutën e 12-të sulmuesi i përfaqësueses kuqezi realizoi golin që zhbllokoi shifrat, finalizim ky që rezultoi deçiziv deri në minutat e fundit me Goztepen që realizoi dhe dy herë të tjera ndaj skuadrës që militon në kategorinë e 4-t, për një fitore me shifrat 0-3, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në raundin e 1/8-ave.

Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 75-të. Ky ishte goli i 14-të në total në Kupën e Turqisë për sulmuesin kavajas i cili në këtë kompeticion e ka gjetur rrugën e rrjetës edhe me Istanbul Basaksehir e Osmanlispor. Me këtë gol Cikalleshi i dha një tjetër sinjal trajnerit të kombëtares shqiptare Christian Panucci se po kalon një formë shumë të mirë dhe meriton të grumbullohet sërish në ekipin përfaqësues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?