FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City, Arsenal dhe Tottenham fitojnë në Premier League (VIDEO)

Manchester City ka mundur 2-0 skuadrën e Brighton dhe ka marrë kreun e renditjes së Premier League. Sterling zhbllokoi ndeshjen në minutën e 29-të pas një asisti të Sane. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli që ka mbyllur përfundimisht ndeshjen dhe që është realizuar nga Aguero në minutën e 65-të, me Sterling që ka qenë në rolin e shërbyesit.

Fiton edhe Arsenali i Unai Emery, që ka mundur 2-0 Watford-in në “Emirates”dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat. Nuk ka qenë një sukses i lehtë për t’u arritur nga “Topçinjtë”, të cilët kanë siguruar tri pikët në 9 minutat e fundit të ndeshjes falë autogolit të Cathcart (81′) dhe golit të Ozil(84′).

Tottenham mori fitoren e dytë radhazi në Premier League falë dygolëshit të realizuar nga Kane (25′, 34′ pen.) në fushën e Huddersfield, i mundur 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?