City befason Juventusin, bën gati 120 milionë euro për Joao Felix

Në Portugali e kanë krahasuar prej një kohe të gjatë me Cristiano Ronaldon, ndërsa interesi i Juventusit për të është i madh. Manchester City është gati të paguajë plotësisht klauzolën e Joao Felix, prej 120 milionë euro, për t’i siguruar shërbimet e Joao Felix dhe për të mundur konkurrencën e “Zonjës së Vjetër”.

Pavarësisht nga marrëdhëniet e shkëlqyera midis Andrea Agnelli dhe Jorge Mendes, menaxherit të 19-vjeçarit, duket se përcaktuese do të jenë milionat e sheikëve të “qytetarëve”.

Juventusi e konsideron këtë shumë mjaft të lartë, edhe për një talent të tillë, me një të ardhme të shkëlqyer dhe të sigurt. Nëse nuk ndodh diçka e pabesueshme, duket se e ardhmja e talentit portugez do të jetë larg Torinos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?