City bën gati 170 milionë euro për dy super yje në Portugali
Eliminimi në çerekfinalen e Champions League kundër Tottenhamit, i ka dhënë një goditje synimeve të City-it për ta mbyllur sezonin në mënyrë perfekte. Skuadra e Pep Guardiolës ishte në garë katër trofe gjatë këtij sezoni, por tashmë do të ketë shansin për të fituar tre (kampionatin dhe dy kupat në Angli).
Drejtuesit e “qytetarëve” janë gati për të bërë një gati çmenduri gjatë kësaj vere. Sipas asaj që shkruan gazeta portugeze “Record”, Guardiola ka kërkuar dy futbollist: Bruno Fernandes nga Sportingu dhe Joao Felix nga Benfica. Sipas të përditshmes portugeze, shifra që do të investojë skuadra angleze për të bërë këto dy goditje shkon në 170 milionë euro.
Bruno Fernandes , në këtë sezon, i ka surprizuar të gjithë në fazën sulmuese, duke shënuar 28 gola mes kampionatit dhe Kupës dhe kanë dhënë 16 asist për shokët e tyre. Joao Felix ndërkohë është talenti më i spikatur në Itali, duke shkëlqyer edhe në Europa League me gola dhe asist të shumtë për ekipin e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

