FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City bën gati 70 milionë euro për super talentin e Ajax-it

Frenkie De Jong po bind gjithmonë e më shumë me paraqitjet e tij, si me skuadrën nga Amsterdami, ashtu edhe me përfaqësuesen e “tulipanëve”. 21-vjeçari ishte nga më të mirët në fushë edhe në triumfin e skuadrës së Koeman, 3-0 ndaj Gjermanisë, ndërsa të shumtë janë klubet që kërkojnë të rrëmbejnë talentin holandez.

Interes për të kanë shprehur Tottenhami dhe Barcelona, por duket se së fundi është futur në garë edhe Manchester City, me Guardiolën që është i bindur ta marrë në “Etihad Stadium”. Tabloidi “The Sun” raporton se Manchester City po përgatit një ofertë prej 70 milionë euro, më e larta e shpenzuar ndonjëherë, për të blerë kartonin e De Jong.

Kujtojmë që lojtari më i shtrenjtë i Manchester Cityt është fantazistit Rijad Mahrez, i cili u transferua për shumën e 68 milionë eurove nga Leicesteri te “qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?