M.City dhe Chelsea humbje shokuese në javën e 18-të, Liverpooli arratiset (VIDEO)
Surpriza gola dhe spektakël në javën e 18-të në Premier League. Rezultati më befasues ishte padyshim humbje e Manchester City-it 2-3 ndaj Crystal palce në shtëpi, duke krijuar një distancë prej katër pikësh me Liverpool-in kryesues.
Ndeshja në fakt nisi mirë për ekipin e Guardiolës që kaloi në avantazh që në minutën e 27-të me Gundogan, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim të Delph, duke realizuar me kokë. Gëzimi i tyre zgjat vetëm 5 minuta, pasi Schlup do të lëshote një të majtë të hidhur në minutën e 33-të, duke lënë të shtangur portierin Ederson, i cili nuk mundi ta evitonte, pasi nuk e priste një goditje të tillë.
3 minuta më pas do të vinte një gol spektakolare i Towensand, i cili realizoi me një goditje fluturimthi në minutën e 36-të. Crystal Palace luan mjaft mirë, teksa në minutën e 52-të, Milivojevic shënoi nga pika e bardhë. 5 minuta nga fundi i ndeshjes, De Bruyne shënoi një gol spektakolare me një goditje në cepin e portës, duke lënë të shtangur Guaita.
Një humbje shokuese pësoi edhe Chelsea, që u mund në shtëpi 0-1 nga Vardy, i cili mposhti portierin Kepa në minutën e 51-të pas një pasimi fantastike të Maddison.
KOHA JONË SONDAZH

