City fitore me vuajtje ndaj Watford, minutat e fundit “trembin” Guardiolën (VIDEO)
Manchester Cuty vuan shumë për të marrë 3 pikët e radhës në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar 2-1 në transfertën ndaj Watford, në një ndeshje të dominuar për 80 minuta, por me një përgjumje të ekipit të “qytetarëve” në minutat e fundit.
Sane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 40-të të pjesës së parë, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Mahrez shënoi dhe golin e sigurisë. Një gol sigurie që u vu në diskutim nga Doucoure 5 minuta nga fundit, ndërkohë që më pas vendasit kishin dhe dy mundësi shumë të mira shënimi, por fati ishte me City-in.
Skuadra e Guardiolës blindon vendin e parë me 41 pikë, 5 më shumë se Liverpooli. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

