City i pamëshirshëm në Premier League, mund me lehtësi Bournemuth-in (VIDEO)

Manchester City vazhdon të dhurojë spektakël në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar pa shumë vështirësi 3-1 ndaj Bournemuth-it në duelin e javës së 14-t.

Bernardo Silva gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 16-të, duke përfituar nga një aksion i Sane nga krahu i majtë dhe nga dalja e portierit të miqve. Reagimi i Bournemuth vjen me lojtarin më në formë të tyre, Ëilson, i cili mposhti me një goditje me kokë portierin Ederson.

Në pjesën e dytë, City u rikthye sërish në avantazh me Sterling, i cili shënoi golin e 8-të personal në këtë sezon. 10 minuta nga fundi, Gundogan vulosi fitoren e “Qytetarëve” që blindojnë vendin e parë me 38 pikë, 5 më shumë se Liverpooli. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?