City jashtë Championsit, klubi anglez reagon: Duan të na dëmtojnë!

Pas artikujve për një përjashtim nga Champions League në sezonin e ardhshëm, Manchester City ka reaguar  me një deklaratë për mediat.  Klubi anglez doli në një qëndrim zyrtar ku mohoi kategorikisht këto raporte dhe theksuar se janë duke bashkëpunuar me “Trupën e Kontrollit të Financave të Klubeve komiteti i investigimit” (CFCB IC).

“Raporti i New York Times, duke cituar “njerëzit që njihen me rastin”, është jashtëzakonisht shqetësues. Implikimet janë që ose besimi i mirë i Manchester City në CFCB IC është i gabuar ose procesi ICCB CF po keqinterpretohet nga individë që synojnë dëmtimin e reputacionit të klubit dhe interesave të tij komerciale. Ose të dyja.

Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, dhe një dëshmi gjithëpërfshirëse e këtij fakti i është dhënë ICCB CB”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Manchester City.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?