FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City merr fitoren e parë në Champions, mund në “frymën e fundit” Hoffenhaim (VIDEO)

Manchester City mori një fitore me shumë vuajte 2-1 kundër Hoffenheim në “Wirsol Rhein-Neckar Arena”. Hoffenheim e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar që në aksionin e parë në avantazh. Demirbay dha një pasim të shkëlqyer për Belfodil, i cili doli i vetëm me portierin Ederson dhe me një gjuajtje të fortë nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Gjithsesi festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi City barazoi ndeshjen me anë sulmuesit Aguero. David Silva jep një top të gjatë për Sane, i cili pason bukur për argjentinasin dhe ky i fundit me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë në minutën e 8-të. Barazimi nuk u bënte punë “Qytetarëve”, dhe e nisin pjesën e dytë me ritëm më të lartë. Hoffenheim mbrohet mirë dhe e kërkon avantazhin nëpërmjet kundërsulmit, por e ka tepër të vështirë të zbresë në sulm, pasi topin e kontrollon City. 3 minuta përpara fundit City kaloi në avantazh pas një aksioni mjaft të bukur me protagonist mesfushorin David Silva, që i dha fitoren e parë “qytetarëve” në këtë veprimtari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?