FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City merr hak ndaj Tottenhamit dhe rrëmben kreun e renditjes (VIDEO)

Manchester City vijon rrugëtimin drejt titullit kampion në Premier League. Skuadra e drejtuar Pep Guardiola fitoi 1-0 ndaj Tottenhamit, duke marrë hak për eliminimin në mesjavë në Champions League.

“Qytetarët” zhbllokuan shume shpejt ndeshjen që në minutën e 5-të. Bernardo Silva bën një veprim të bukur në krahun e djathtë, kroson në zonë për Agueron, i cili shërben mjaft mirë për Foden. Talenti i City-it e ka shumë të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë.

Edhe pse të dyja skuadrat do të kishin mundësi të tjera shënimi, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. City pas kësaj fitoreje ngjitet në krye të renditjes me 86 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli, ndërkohë që Tottenham mban vendin e tretë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?