City mund Leicesterin me “bombën” e Kompany, 90 minuta larg titullit (VIDEO)
Manchester City është vetëm 90 minuta larg titullit të 6-të në historinë e tyre. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar me shumë vështirësi 1-0 sonte në mbrëmje ndaj Lecicester.
Brendan Rodgers u përpoq që të frenonte me të gjitha mënyrat “qytetarët” që vuajtën jo pak mungesën e hapësirave. Bernardo Silva ishte më i rrezikshëm te City, ndërkohë që Leicester përpiqej me kundërsulme që të rrezikonte.
Në një ndeshje të bllokuar zgjidhja e vetme ishte një befasi, te cilën do ta realizonte Vincent Kompany. Mbrojtësi belg lëshoi një bombë nga 25 metra, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Schmeichel.
Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me City-in që ka nisur festën e titullit kampion, e cila do të zyrtarizohet në rast të një triumfi në sfidën e fundit në transfertë ndaj Brighton. Ata ndodhen 1 pikë më lart se Liverpooli (95 me 94). /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

