City përmbys Realin në “Bernabeo”, hedh një hap drejt çerekfinales (VIDEO)
Manchester City me një këmbë në çerekfinale. Skuadra e Guardiolës fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Realit, duke ju afruar më shumë kualifikimit. Pas një pjese të parë pa gola, fraksioni i dytë, do të ishte një spektakël më vete.
Pas një aksioni të bukur në minutën e 60-të, Vinicius shërben për Iscon në zonë, i cili nuk e ka të vështirë për të shënuar. City reagoi mjaft mirë duke gjetur barazimin në minutën e 78-të, Kevin De Bruyne dhuron spektakël në zonën e madrilenëve dhe më pas shërben për Gabriel Jesus, i cili mposht me kokë Courtois.
“Qytetarët” nuk u mjaftuan me kaq, teksa do të shënonin edhe golin e avantazhit. Manchester City ka arritur që të kompletojë përmbysjen ndaj Realit. 7 minuta nga fundi ndeshjes, Sterling fitoi një penallti që do të kthehej në gol nga Kevin De Bruyne.
Në të 86-n, kapiteni Ramos la Realin me një futbollist më pak në fushë, duke ja komplikuar edhe më shumë ndeshjen madrilenëve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

