City rimerr kreun e Premier League, Chelsea dhe Tottenham nuk gabojnë (VIDEO)

Manchester City rimerr vendin e parë në renditje, teksa ka fituar me lehtësi 2-0 në duelin ndaj Cardiff-it. Pep Guardiola la pushim disa prej yjeve në këtë ndeshje, por sërish ka arritur që të marrë 3 pikët. De Bruyne hapi serinë e golave në minutën e 6-të me një super gol, ndërkohë që një minutë nga fundi i pjesës së parë Sane do të dyfishonte shifrat.

Me të njëjtën rezultat fitoi edhe Tottenhami ndaj Crystal Palace, teksa ndeshja u zhvilluar në stadiumin e ri. Son do të shënonte golin e parë historik në impiantin e ri në minutën e 55-të, ndërkohë që në të 81-ën Eriksen shënoi golin e dytë.

Nuk gabon as Chelsea, që mundi me lehtësi 3-0 Brighton me gola të shënuar nga Giroud, Hazard dhe Loftus-Cheek.Sa i përket renditjes, City ruan kryesimin me 80 pikë, një më shumë se Liverpooli. Tottenham mban vendin e tretë me 64 pikë, ndërkohë që Chelsea afrohet me dy pikë më pak. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?