City shkatërron Evertonin dhe merr përkohësisht kreun në Premier League (VIDEO)

Manchester City ka rimarrë përkohësisht kreun e renditjes së Premier League pas fitores 3-1 ndaj Everton-it.  Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” është zhbllokuar në minutën e 22-të nga braziliani Garbiel Jesus, i cili ka mposhtur portierin Pickford me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë.

Në fillimin e pjesës së dytë braziliani shënoi edhe golin e dytë personal, sërish i shërbyer me mjeshtëri nga Sane. Miqtë rihapën ndeshjennë minutën e 65-të me një gol me kokë të Calvert-Lewin, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Fabian Delph.

Gjithsesi vendasit do të shënon sërish me Sterling, i cili shënoi në minutën e 69-të, 3 minuta pasi hyri në fushën e lojës në vend të Sane. Kampionët në fuqi të Anglisë kryesojnë me 44 pikë, dy më shumë se Liverpool-i i vendit të dytë, që nesër do të luajë kundër Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?