City shumë i fortë për Arsenalin, skuadra e Guardiolës nisje perfekte (VIDEO)
Manchester City e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke fituar super sfidën e parë ndaj Arsenalit. Skuadra e Pep Guardiolës ka triumfuar 2-0, duke demonstruar se do të jetë sërish pretendenti kryesor për titullin kampion.
Rahem Sterling zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-t, me një super gol, pas një goditje të bukur në hyrje të zonës. Arsenali kërkoi që të gjente golin e barazimit, por në pjesën e dytë pësuan edhe një tjetër.
Bernardo Silva në minutën e 64-t, dha një pasim në zonë për Bernando Silvën, i cili goditi mjaft mirë me të majtën. City i bashkohet Liverpoolit, Chelsea-t, United dhe Tottenham që e nisën me fitore kampionatin. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

