FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City turpërohet edhe ndaj Leicesterit, Tottenham me “5 yje” (VIDEO)

Surpriza, gola dhe spektakël në Premier League. Manchester City ka konfirmuar momentin e vështirë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat. Leicester i ka dhënë një goditje të fortë skuadrës së Guardiolës, duke e mundur 2-1. Sfida nisi mjaft mirë për “qytetarët” që e panë veten në avantazh që në minutën e 14-t me Bernardo Silvën, por reagimi i vendave erdhi pas 5 minutash me Albrighton. 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rivardo Pereira shënoi edhe golin e dytë për Leiceester duke i dhënë një fitore të madhe.

Tottenhami ndërkohë nuk di të ndalet. Skuadra e Pochettinos ka shkatërruar 5-0 një ndër ekipet më në formë, Bournemuth. Dy herë koreani Son, Eriksen, Lucas dhe Kane ishin autorët e golave për “Spursat”. /Koha Jone/



Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?