Çmenduria e radhës e Junajtid, 500 milionë euro për Nejmarin

Mançester Junajtid është gati për të bërë një çmenduri për të transferuar Nejmar në verën e ardhshme. Gazeta franceze “Le10Sport” shkruan se “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë 500 milionë euro për të transferuar sulmuesin Brazilian, i cili u largua nga skuadra e Barcelonës në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro.

Murinjo është në kërkim të një ylli në fazën e sulmit, me Grizman që mbetet një nga kandidatët kryesor për të formuar dyshen me sulmuesin Lukaku. Por në mediat franceze janë të bindur se Juanjtid kërkon që të transferojë Nejmar për një shifër të frikshme. “Observatori i Futbollit Ndërkombëtar” CIES pak ditë më parë e ka vlerësuar yllin e PSG në vlerën 213 milionë euro, duke qenë lojtari më i shtrenjtë në botë, pas tij vjen Mesi me 202 milionë euro, ndërkohë që Ronaldo është shumë larg vetëm në vendin e 49.

Nejmar ka shënuar 20 gola këtë sezon me skuadrën franceze, ndërkohë që ka dhënë dhe 14 asist në 22 ndeshje në total. Edhe pse shumë e kanë kritikuar si një hap pas në karrierën e tij, tashmë Nejmar mund të rikthehet sërish në La Liga, por me një tjetër fanellë. Reali i Madridit është gati që të sfidojë Junajtid, por nëse shifra e ofruar nga anglezët do të jetë realisht 500 milionë euro, kjo ja bën të pamundur “galaktikëve”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?