“Çmenduria” vazhdon, 680 euro për të parë Ronaldon ndaj Frosinones

Biletat e ndeshjes Frosinone-Juventus që do të luhet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Benito Stirpe”, janë shitur zyrtarisht prej ditësh, madje një pjesë e mirë janë shitur nën dorë, në tregun e zi.

Sipas të përditshmes italiane “Il Giornale” një tifoz i Juventusit që jeton në këtë zonë, ka paguar 680 euro për të parë nga afër sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo. Një çmim dy herë më i lartë se ai tri sezoneve më parë, kur Frosinone debutonte në Serinë A dhe luante për herë të parë me bardhezinjtë.

Prania e CR7 në fushë ka bërë që të dyfishojë i vetëm çmimin e biletës, të cilat mësohet se janë shitur brenda pak minutave që nga momenti që janë hedhur në treg. Kjo nuk është më një risi në kampionatin italian, duke parë se e njëjta skenë ka ndodhur edhe në transfertat e tjera që bardhezinjtë kanë kryer këtë sezon në Serinë A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?