FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conor McGregor nuk shpenzon asnjë cent nga pasuria e tij

Pasuria e Conor McGregor vlerësohet të jetë rreth 85 milionë euro, por ai nuk shpenzon asnjë qindrarkë prej saj. Pavarësisht se ka një stil jetese tepër luksoz, të cilin nuk e le pa e ekspozuar në rrjetet sociale, ai nuk paguan për asgjë nga ato që mund të shihni në profilin e tij në Instagram.

Këtë e zbulon trajneri i luftëtarit të arteve marciale mikse, John Kavanagh, në një intervistë për edicionin irlandez të gazetës “Independent”. “Ai është konkurrues në biznes, po aq sa edhe në oktogon. Duket e çuditshme por ai nuk shpenzon edhe aq shumë para.

E paguajnë për gjithçka që mban veshur, çdo makinë që nget e ka marrë falas dhe nuk shkon thuajse fare në restorante, pasi gatuan bashkëshortja. Jeton në një shtëpi modeste dhe nuk luan bixhoz”, tha Kavanagh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?