Conte: Duhet të djersijmë ndaj Beneventos, për Dzekon nuk flas!
Interi do të synojë që të vijojë ecurinë pozitive edhe në kampionat pasi siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Zikaltrit do të sfidojnë Beneventon, në një ndeshje aspak të thjrshtë. Diçka të tillë e di mjaft mirë edhe trajneri Antonio Conte
“Benevento po bën shumë mirë dhe jam shumë i lumtur edhe për Pippon. Janë një skuadër që luan shumë mirë futboll dhe nuk do të jetë aspak njësoj si në ndeshjen e fazës së parë. Duhet të djersijmë shumë, edhe për faktin se ka nisur faza e dytë dhe çdo pikë e humbur peshon shumë.
E kam thënë që situata është pak e vështirë dhe unë nuk kam ndikuar në asnjë nga lëvizjet e merkatos që prej verës së kaluar. E vetmja mënyrë për të bërë ndonjë ndërhyrje në merkato, është nëse nuk shtohen kostot, megjithatë e vështirë të ndodhë diçka. Për Dzekon nuk flas, sepse është lojtar i Romës, ashtu si Sanchez është i Interit dhe është përqendruar maksimalisht te ndeshja e nesërme”, deklaroi trajneri i Interit.
KOHA JONË SONDAZH

