FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Copa Libertadores do të luhet në “Santiago Bernabeu”

Gara më e madhe për klube në Amerikën Latine, mes River Plate dhe Boca Juniors ka ndryshuar sërish destinacion për zhvillimin e finales, e cila u përfol se do të zhvillohej në Katar, pas situatës kaotike të krijuar për shkak të dhunës mes tifozëve.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që pas shtyrjes së dyfishtë të finales së “Copa Libertadores”, ndeshja të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” i Realit të Madridit.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në fushën e Boca Juniors përfundoi me rezutlat të barabartë 2-2, ndërkohë që River Plate i mjafton një barazim pa gola për t’u shpallur kampion për shkak të golave në fushën kundërshtare. Përballja do të zhvillohet më datë 12 dhjetor në orën 20:30.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?