Courtois: Preferoj Championsin dhe kampionatin para “Topit të Artë”

Thibaout Courtois është një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës së Real Madridit këtë sezon. Portieri belg nuk është në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”, por nuk e shqetëson shumë një fakt i tillë. Synimi është që të fitojë trofe me ekipor.

“Çmimet kolektive janë më të rëndësishme për mua në krahasim me ato individuale. Preferoj të fitoj Championsin dhe kampionatin. Për mua më e rëndësishme është të fitojë Reali. Nuk e di se kush vendos në lidhje me kandidaturat, por mund të them se ka portierë shumë të mirë që mund të jenë aty.

Nuk është stërvitur në javën e fundit. E njoh prej vitesh, ëndrra e tij është që të bëjë mirë ndaj dhe është pak i trishtuar që akoma nuk ia ka dalë. Nuk është e lehtë të rikthehesh në nivele të larta kur nuk luan prej shumë kohësh, dhe ndihem keq kur e shoh me kokën ulur. Jam i sigurt se do të bëjë shumë për këtë skuadër. Njerëzit i kanë harruar cilësitë e tij, por ai nuk është një lojtar dosido”, deklaroi Courtois.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?