Cremonese eliminon Napolin nga Kupa e Italisë, Spalletti: Ishte rastësi!

Cremonese i surprizon të gjithë duke eliminuar Napolin nga Kupa e Italisë dhe duke kualifikuar në fazën çerekfinale. Koha e rregullt, por edhe shtesa e sfidës Napoli-Cremonese u mbyll me barazimin 2-2.

Lobotka humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që vendasit të eliminohen. Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Pickel në minutën e 18’.

Megjithatë vendasit gjetën barazimin në minutën e 33’ me Juan Jesus, teksa Simeone realizoi golin e dytë për Napolin në minutën e 36’. Cremonese e kërkoi me ngulm barazimin dhe ia doli ta gjejë me Afena-Gyan në minutën e 87’, duke e çuar sfidën në shtesë dhe më pas te penalltitë, ku edhe fituan 5-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Goli i tyre ishte një rastësi. Gabuam në shumë raste ku kishim epërsi numerike në sulm dhe më pas në shtesë ishim edhe të pafat pasi goditëm dy herë shtyllën. Kështu funksionon kur e lë ndeshjen të hapur dhe më pas gjithçka komplikohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund dhe duhej ta kishim mbyllur ndeshjen pasi Cremonese ishte e detyruar të linte hapësira pasi ishte në disavantazh. Fakti që jemi jashtë Kupës vjen vetëm prej faktit se luajtëm dhe treguam shumë më pak nga ajo që jemi në realitet”, deklaroi trajneri i Napolit, Spalletti pas ndeshjes.

Napoli-Cremonese 6-7 AP | Drama in Naples: Goals & Highlights | Coppa Italia Frecciarossa 2022/23

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?